Kompania:                                         Sharrcem SH.P.K. – Hani i Elezit

 Titulli i vendit të punës:                    Punë Praktike

Orari i punës:                                    8 Orë/Ditë
Kohëzgjatja e praktikës:                  3 muaj me pagesë, me mundësi të punësimit në kompani pas punës praktike

Punë Praktike

 

_________________________________________________________________________

 

Rreth Kompanisë

ompania Sharrcem u themelua në vitin 1936.  Në vitin 2010, ajo u bë anëtar i Gruop-it TITAN dhe mbetet furnizuesi kryesor i çimentos në Kosovë.  Sharrcem-i ka përmirësuar dukshëm risitë e saj në teknologji për prodhimin e lëndëve të para dhe të çimentos dhe ka filluar zbatimin e standardeve të larta, të integruara në të gjitha nivelet operative.  Duke vazhduar angazhimin për të vepruar në bazë të Vlerave të Group-it që nga viti 2010, qëndrueshmëria mbetet një nga komponentët më të rëndësishme të Sharrcem-it, dhe mënyrës se si operon në treg.

Kompania Sharrcem SH.P.K. – Hani i Elezit ofron mundësi për punë praktike për dhjetë (10) praktikantë.  Aplikuesit duhet të jenë nga  komuna e Hanit të Elezit, Kaçanikut, Vitisë apo Gjilanit.

Pozitat e hapura për punë praktike janë listuar më poshtë:

  • Inxhinier Mekanikë
  • Inxhinier Elektrikë
  • Inxhinier Elektronikë/Automatizim
  • Kimist
  • Inxhinier i Procesit/Kimik (të prodhimit)
  • Inxhinier i Ambientit
  • Inxhinier i Minierave
  • Arkitekturë
  • Inxhinier i ndërtimit

Puna praktike ofrohet në kuadër të bashkëpunimit të Programit ‘’Trajnim në Punë’’.

 Rreth Programit “Trajnim në Punë’’

Programi ‘’Trajnim në Punë’’ ka për qëllim punësimin e të rinjve dhe ofrimin e zhvillimit të shkathtësive tek të rinjt. Ky program është  financuar nga ‘’Fuqizimi i Sektorit Privat’’ (Empower Private Sector) nga Populli Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), si dhe zbatuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK).

 

Kandidatët duhet të jenë:

  • Të moshës ndërmjet 18 dhe 35 vjeç;
  • Të papunë (të dëshmohet përmes regjistrimit në qendrat e punësimit);
  • Qytetarë me vendbanim në komunën e Hanit te Elezit, Kaçanikut,  Vitisë apo Gjilanit;

   Vendi:                   Rr. Adem Jashari 280                               Hani i Elezit  

Kohëzgjatja: • Trajnimi do të jetë me pagesë dhe do te zgjase tre (3) muaj, me mundësi të punësimit në kompani pas punës praktike.   

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:  Sharrcem ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës. Kandidatët për pozitat e lartë cekura duhet të dorëzojnë këto dokumente:

 Aplikacionin e plotësuar (I obliguar)

 CV-në (Opsionale)

Nëse kandidati e kalon me sukses procesin e intervistimit, para se ti bëhet oferta ai/ajo duhet të prezanton këto dokumente:

 Vërtetim nga zyra komunale për punësim (dëshmi si i/e papunë)

 Çertifikatën e Lindjes (dëshmi e vendëbanimit)   

 Gjatë vlerësimit të aplikacioneve prioritet do të kenë: 

  • Të papunët afatgjatë (të papunë të paktën një vit);
  • Të papunët pa përvoje pune paraprake;
  • Të rinjtë nga familjet pa të hyra mujore (pjesë e skemave sociale) apo me të hyra të ulëta mujore;
  • Të rinjtë nga familjet me numër të madh të antarëve;
  • Të rinjtë nga zonat rurale.

  Si të aplikoni

Për të aplikuar dërgoni me email aplikacionin e plotësuar në e-mail adresën: [email protected], ose në e-mail adresën e Klubit: [email protected] me subjektin: Aplikim për punë praktike. Aplikacionin e plotësuar mund ta dorëzoni edhe personalisht tek kompania në këtë adresë: Rr.”Adem Jashari nr.280”, Hani i Elezit.

 

Aplikimi është i hapur deri me 30.11.2018, ora 16:00.