Bordi i Klubit të Prodhuesve së bashku me Drejtorin ekzekutiv Astrit Panxha kishin sot një mëngjes të përbashkët me Shkëlqesinë e Tij z. Mosharraf Hossain Bhuiyan, Ambasador i Bangladeshit në Gjermani, por që është edhe Ambasador jo-rezident për Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për mundësinë e gjetjeve të tregjeve për prodhuesit vendor, dhe promovimin e produkteve Made in Kosova në shtetin e Bangladeshit. Gjithashtu, edhe për investimet kapitale në Kosovë, dhe mundësinë që ofron Kosova për të bërit biznes.