Astrit Panxha, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve u takua me Shkëlqesinë e Saj znj. Gjeneza Budima, Ambasadore e Kosovës në Hungari.
Takimi u zhvillua si konsultim i përbashkët për bashkëpunimin dhe gjetjen e tregjeve të reja në Hungari, për prodhuesit e sektorëve të ndryshëm të Kosovës. Gjatë takimit u theksua nevoja e promovimit të produkteve vendore Made in Kosova dhe promovimi i Kosovës si vend për zhvillim të biznesit.