Fushata ‘Made in Kosova’ është pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës. Kjo fushatë bartë mesazhin pozitiv për sektorin e prodhimit në Kosovë dhe synon ngritjen e vetëdijes qytetare për rolin pozitiv që konsumi i prodhimeve vendore luan në zhvillimin ekonomik të vendit.
Dobia e fushatës vetëdijesuese qëndron në rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe në zgjerimin e aktiviteteve të sektorit prodhues, duke krijuar kështu vende të reja të punës dhe zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Përkrahja e kësaj fushate fuqizon rritjen e qëndrueshme ekonomike në Kosovë dhe afirmon Kosovën si vend i produkteve cilësore.
Ky projekt është një fushatë kombëtare dhe me të synohet të angazhohen të gjithë njerëzit relevant që kanë kontribut pozitiv në shoqërinë tonë.