Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) është organizatë biznesore e themeluar në Nëntor të vitit 2015 me qellim që të avokoj për ndryshime në politika duke përfaqësuar prodhuesit vendor, të rrisë bashkëpunimin mes prodhuesve vendor dhe aktereve relevant si dhe të ngrit vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë e konsumit të prodhimeve vendore dhe të promovoj produktet “Made in Kosova”.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës është zëri i prodhimit, të gjitha aktivitet dhe programet që ndërmarrim kanë të bëjnë me krijimin e mundësive për të zhvilluar sektorin e prodhimit, fuqizojmë atë dhe që të rrisë konkurrueshmërinë e kompanive prodhuese.
Paketat tona të anëtarësimit dhe shërbimeve të biznesit ofrojnë mbështetje për prodhuesit duke i ndihmuar ata të përmirësojnë proceset dhe produktivitetin, me fokus të mbajnë vende të sigurta pune dhe të tërheqin, zhvillojnë dhe mbajnë fuqi punëtore të aftë dhe produktive. Si dhe duke i asistuar që të gjejnë tregje të reja përmes ofrimit të shërbimeve profesionale për eksport.
Për shkak se ne i kuptojmë prodhuesit aq mirë, politikë bërësit i besojnë këshillave tona dhe mirëpresin përfshirjen tonë në diskutimet e tyre. Ne punojmë me ta për të krijuar politika që janë në interesin më të mirë të prodhimit, që inkurajojnë një industri me rritje dhe rrisin aftësinë e saj për të dhënë një kontribut pozitiv në ekonominë reale të Kosovës.
Historiku
Në maj të vitit 2015 me iniciativën e Astrit Panxha-s u takuan Bedri Kasum (Pestova), Blerim Devolli (Devolli Groupe), Mergmim Prishtina (Trepharm) dhe Visar Kelmendi (Rugove). Ata u pajtuan ne formimin e një organizate për promovimin e interesave dhe avancimin e sektorit të prodhimit. Gjatë muajve vijues u organizuan edhe disa takime koordinuese ku iniciativës iu bashkuan edhe disa prodhues tjerë. Në datën 20 korrik në Fushë-Kosovë në ambientet e Kompanisë Trepharm u mblodhën përfaqësuesit e kompanive prodhuesve:
Astrit Shabani
Blerim Devolli
Mergim Prishtina
Sheqer Ukaj
Visar Kelmendi
Visar Ramajli
Astrit Panxha
Për të finalizuar aktin e themelimit në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës, themeluan shoqatën jofitimprurëse Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK).
Qëllimet e KPK-së
Klubi i Prodhuesve të Kosovës mbështet prodhimin për të krijuar një të ardhme digjitale, globale dhe të gjelbër. Angazhimi jonë fokusohet që të sigurojmë që kompanitë prodhuese të kenë udhëheqje të fortë, procese solide, aftësi teknike dhe aftësi konkurruese.
Në kuadër të programeve dhe aktiviteteve të tij, fokusi i Klubit do të jetë në tri objektivat në vijim:
- Avokimin
Si pjesë qendrore e Klubit të Prodhuesve është edhe avokimi, ku synohet të ndikohet tek institucionet përkatëse për të avancuar dhe përmirësuar politikat ndaj prodhuesve vendor. Ne punojmë me politikë bërësit për çështje të rëndësishme për industrinë tonë. Ne jemi të përkushtuar te punojmë me institucionet tona për te zhvilluar politika ekonomike që mundësojnë zhvillim te qëndrueshëm te sektorit te prodhimit, me fokus rritjen e konkurrushmerisë se kompanive prodhuese në tregun vendor dhe të jashtëm.
- Trajnime
Puna dhe aktivitetet e Klubit të Prodhuesve fokusohen në identifikimin e nevojave si dhe gjetjen e zgjidhjeve për trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve në sektorin e prodhimit. Puna jonë me kompanitë prodhuese përfshin vlerësimin e nevojave, zhvillimin e përmbajtjes së trajnimeve në sektorë të ndryshëm prodhues, dhe trajnimin dhe aftësimin profesional të punëtorëve.
- Eksporti
Një nga fokuset kryesore të Klubit të Prodhuesve janë shërbimet për rritjen e eksportit. Për shkak se ky fokus ka një rëndësi thelbësore për suksesin e konkurrueshmerisë së prodhuesve kosovar, Klubi i Prodhuesve ka mbledhur një ekip profesionistësh që ofrojnë shërbime të ndryshme për eksportin e mallrave jashtë Kosovës. Kështu duke ju mundësuar prodhuesve që të jenë në gjendje të përqendrojnë vëmendjen dhe energjitë e tyre në aktivitetet e tyre thelbësore, të prodhimit me vlerë të shtuar.
Këto tri shtylla të fokusit të aktiviteteve të Klubit bazohen në strategjinë afatgjate të Klubit të Prodhuesve të emëruar si 4E (Energy, Economic Diplomacy Employment, Environment) e cila përfshinë Energjinë, Diplomacinë ekonomike, Punësimin dhe Ambientin.
Misioni
Ne stimulojmë suksesin për kompanitë prodhuese, duke i ndihmuar ata të përmbushin objektivat dhe qëllimet e tyre. Kështu fuqizojmë sektorët e ndryshëm prodhues dhe frymëzojmë gjeneratat e ardhshme.
Ne u mundësojmë prodhuesve të rrjetëzohen, të ndajnë, të zgjidhin problemet dhe të krijojnë mundësi të reja së bashku.
Për çdo informacion ose kërkesë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.
Këshilli Ekzekutiv
Organi udhëheqës i ndërmjetëm është Këshilli Ekzekutiv dhe vepron çdo herë në pajtim me qëllimin e organizatës. Implementimi i strategjisë, realizimi i aktiviteteve dhe qëllimeve të Klubit bëhet nga Këshilli Ekzekutiv.
Këshilli Ekzekutiv përbëhet nga:
Drejtori Ekzekutiv,
Astrit Panxha
më shumë
Astrit Panxha është Drejtor Ekzekutiv dhe një nga themeluesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës – KPK. Para krijimit të KPK-së ai ka punuar si ekonomistë i lartë në Departamentin e Stabilitetit Financiar dhe Analizës Ekonomike në Bankën Qendrore në Republikën e Kosovës. Astriti iu bashkua Departamentit të FSEA-së në vitin 2009 si hulumtues ekonomik (deri në vitin 2013), ku punoi në vlerësimin e performancës dhe rreziqeve të sektorit financiar në përgjithësi dhe sektorit bankar në veçanti. Ai ishte përgjegjës për testimin e stresit dhe studimin e kreditimit në sektorin bankar. Gjithashtu, ai ishte aktivisht i përfshirë në hartimin dhe zbatimin e testit të stresit, parashikimit bankar dhe modelit makroekonomik. Në vitin 2012, Astriti punoi në Ministrinë Federale Gjermane të Financave në Berlin, si pjesë e ekipit që ishte përfshirë në zhvillimin e politikave dhe mbikëqyrjen e fondit që ishte përgjegjës për shpëtimin e bankave.
Para se të hynte në Bankën Qendrore, Astrit punoi për një periudhë të shkurtër në ProCredit Bank (Kosovë) si analist i rrezikut, ai ishte përgjegjës për analizimin e kredive të bankave, likuiditetit, normës së interesit dhe rrezikut të aftësive paguese. Para se të hynte në ProCredit Bank, ai ishte analist financiar në firmën e kapitalit privat Gondola Holdings në Londër, Britani të Madhe. Atje ai ishte përgjegjës për përgatitjen e raporteve mbi ecurinë dhe parashikimin e njësive të ndryshme të kompanisë. Ndërsa ishte në Londër, Astrit morri pjesë aktive në punën vullnetare. Ai ishte anëtar i bordit të organizatës bamirëse ‘Programi Shpresa’ dhe ishte një nga themeluesit e Shoqatës Shqiptare të Studentëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitin 2010 ai u nderua me Letër të Ekselencës për punën e tij të jashtëzakonshme në Trajnimin e Politikave të Aplikuara Ekonomike në Institutin e Përbashkët të Vjenës. Ai gjithashtu ndoqi kurse profesionale në Bankën Federale të Nju Jorkut, Bankën Qendrore Evropiane, Bankën Qendrore të Austrisë, Institutin e FMN-së, Bankën Botërore etj.
Astrit ka dhënë mësim në Universitetin Riinvest që nga viti 2009 në lëndë të tilla si Menaxhimi Financiar, Financat e Korporatave dhe Mikroekonomi. Gjatë karrierës së tij ai ka botuar dokumente akademike dhe hulumtimi i tij personal është fokusuar në efektet e bankave në ekonominë reale dhe në menaxhimin e rrezikut në sektorin bankar dhe në strukturën e kapitalit. Astrit mban një MSc në Financat e Korporatave nga Universiteti i Lund-it dhe BA në Ekonomi nga Universiteti Metropolitan i Londrës.
Sekretari Gjeneral,
Vllaznim Osmani
më shumë
Vllaznim Osmani
Vllaznim Osmani është Sekretar i Përgjithshëm i Klubit të Prodhuesve të Kosovës (KPK), ai ka qenë pjesë e ekipit themelues të KPK-së. Ai ka punuar në Londër për 13 vjet në fushën e Zhvillimit Ekonomik, Rigjenerimit dhe Planifikimit. Ai është Bachelor i Shkencave Shoqërore në Universitetin Middlesex në Londër dhe është i certifikuar në CIPS Niveli 2 – Certifikata e Blerjes dhe Furnizimit nga Instituti i Blerjes dhe Furnizimit (CIPS) nga Universiteti Metropolitan i Londrës.
Vllaznim ka njohuri të hollësishme në kategorinë e zhvillimit ekonomik dhe planifikimit hapësinor me përvojë të gjerë të zhvillimin rezidencial dhe komercial. Para se të bashkohet me KPK-në ai ka punuar për UN-Habitat në Kosovë, duke ndihmuar Institucionet Qendrore dhe Lokale në fushën e Zhvillimit Ekonomik Lokal dhe Planifikimit Hapësinor.
Menaxhere e PR & Komunikimit
Tanita Zhubi
më shumë
Tanita Zhubi ka mbaruar studimet Master në Studimet Ndërkombëtare, në Universitetin e Aarhus-it në Danimarkë.
Para se ti bashkohej Klubit të Prodhuesve të Kosovës Tanita ka punuar për disa organizata joqeveritare në Kosovë. Ajo ka nëntë vjet eksperiencë në komunikim dhe avokim duke përfshirë aftësitë në hulumtim dhe menaxhim të projekteve, me një kualifikim në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Tanita është menaxhere për PR dhe komunikim ne Klubin e Prodhuesve të Kosovës.
Koordinatore e projekteve
Vesa Shehu
më shumë
Vesa Shehu Hoxha është Koordinatore e Projekteve në Klubin e Prodhuesve të Kosovës. Ajo ka përvojë profesionale mbi 8 vjeçare në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve kryesisht në sektorin e TIK-ut, ku ka punuar si menaxhere e projekteve me klientë global si Cisco, Comcast, AT&T, Vodafone, Glotel etj., kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë. Po ashtu, ajo ka qenë pjesë e projekteve të donatorëve me theks të veçantë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Vesa ka përfunduar studimet master për Menaxhment dhe Informatikë dhe Administrim Biznesi në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Lund-it në Suedi.
Kordinatore e Zyrës
Ylberina Hysaj- Arifi
më shumë
Ylberina Hysaj – Arifi mban pozitën si Koordinatore e projekteve në Klubin e Prodhuesve të Kosovës. Ylberina ka mbaruar studimet master në Universitetin e Sheffield-it në Selanik, drejtimin Menaxhim Gjeneral.
Ylberina, ka shkruar punime të ndryshme hulumtuese dhe në vitin 2015 ka fituar çmimin e dytë Ekonomistët e Rinj nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për punimin “Sistemet e Punës me Performancë të Lartë, Përdorimi dhe Ndikimi në Institucionet Financiare në Vendet në Zhvillim”. Ylberina pëlqen të punojë në Klubin e Prodhuesve të Kosovës për të kontribuar në zhvillimin e bizneseve të vendit, promovimin e tyre dhe influencën në rritje ekonomike të vendit.
Këshilli Mbikqyrës
Bordi i Anëtarëve është i përzgjedhur nga Kuvendi i Anëtarëve për të kontrolluar implementimin e qëllimeve të Klubit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të parapara në statut dhe në planin strategjik, njëkohësisht është përgjegjës për mbikëqyrjen e punës së zyrtarëve dhe nëpunësve si dhe për kontrollimin e raporteve financiare të Klubit.
Bordi i Anëtarëve përbëhet nga 11 anëtarë aktual të Klubit, dhe përbëhet nga:
Visar Kelmendi (Rugove)
Fejzullah Mustafa
(Fluidi)
Bashkim Osmani
(Laberioni)
Arian Shabani
(Plastika)
Islam Balaj
(Graniti)
Bujar Reka
(Intersteel)
Kastriot Lluka
(Line Group)
Berat Mustafa
(Flexograf)
Gojart Kelmendi
(EuroKosova)
Kujtim Gjevori
(Scampa)
Alban Rraci
(Happy)
Anëtarët e Këshillit Konsultativ janë individë apo entitete legale që do të ofrojnë këshilla për funksionimin sa më efikas të Klubit si dhe këshilla të cilat ndërlidhen me interesat e Anëtarëve.
Berat Mustafa
Kryetar
Kryetari i Klubit zgjedhjet nga radhët e përfaqësuesve të anëtarëve të Klubit. Kryetari i Klubit e përfaqëson dhe prezanton Klubin gjatë takimeve me përfaqësuesit e institucioneve, organizatave dhe delegacionet e jashtme.
Kryetari i Klubit ka mandat 1 vjeçar, pas përfundimit të mandatit të parë, Kryetari mund të rizgjedhjet vetëm pas fillimit të renditjes të re alfabetike. Pas përfundimit te mandatit te Kryetarit, po i njëjti emërohet Nënkryetar i Klubit. Nënkryetari i dytë do të emërohet anëtari në radhë për postin e Kryetarit në bazë të renditjes alfabetike, ashtu siç parashihet me statutin e Klubit.
Berat Mustafa
Berat Mustafa është i lindur në vitin 1970. Me profesion është master i Ekonomisë. Prej viteve të 90-ta deri në vitin 2012 punoi si menaxher i shitjes në kompaninë Fluidi dhe RC Cola në Gjilan. Strategjitë që krijoi ndihmuan kompaninë të mbulojë të gjithë tregun vendor me produkte dhe të eksportojnë edhe në shumë vende të Botës.
Në vitin 2012 themeloi kompaninë e parë flexografike në vend, te certifikuar me standarde evropiane “Flexograf” sh.p.k.. Një investim i këtij lloji në vendin tonë, shpreh më së miri cilësitë e një menaxheri inovator dhe të suksesshëm për të ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë së vendit me hapjen e vendeve të reja të punës gjithashtu për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e tregut për një industri të tillë.
Përvoja e tij e gjatë në biznes dhe cilësitë e tij e bëjnë atë lider në industrinë të cilën e udhëheqë, duke e bërë kompaninë tashmë të njohur në tregun vendor dhe atë ndërkombëtarë.
Ai gjithashtu është i njohur edhe si humanist duke ndihmuar në shumë aksione humanitare. Vizioni i tij për të ardhmen e bën këmbëngulës në arritjen e qëllimeve dhe rezultateve që i parashtron për veten dhe kompaninë, duke vazhduar me investime të reja në kompaninë e tij.
Bashkim Osmani
Zv.Kryetar
Bashkim Osmani
Bashkim Osmani, i lindur në Podujevë, në një familje me traditë në tregti, është ndërmarrës dhe pronar i kompanisë Laberion. Kompani kjo e themeluar në vitin 1996 në komunën e Podujevës. Ka përfunduar studimet për ekonomi në Universitetin e Prishtinës.
Si pronar i firmës Laberion, e cila bënë prodhimin e pijeve joalkoolike, ka arritur të krijojë një rrjet të gjerë distribuomi të prodhimeve të veta në tërë territorin e Kosovës me mbi 1,650 pika të shitjes, ku ka të punësuar 132 punëtor.
Prodhimet e kompanisë Laberion, vlerësohen për nga kualiteti i prodhimit, i cili bëhet me mjetet më bashkëkohore, personel të kualifikuar të cilët përmbushin kërkesat e tregut. Nën menaxhimin e z. Osmanit kompania ka të implementuara standardet ndërkombëtare dhe eksporton në vendet e rajonit, në Evropë, lindjen e mesme si dhe në Afrikën e Jugut. Kështu duke u shpallur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si eksportuesi më i mirë i vitit 2011 në tregun Evro
Anëtarët
Visar Kelmendi
kompania RUGOVE
më shumë
Në vitin 2006 Z. Kelmendi themeloi kompaninë për mbushjen e ujit “Rugove” dhe në vitin 2010 me të njëjtën markë, ai themeloi djathin “Rugovë”. Sot brendi “Rugovë” është njëri ndër brendet më të mirënjohura dhe të vlersuara në tregun e Kosovës. Në vitin 2008 Z. Kelmendi përfundoi studimet MBA në kolegjin “Sheffield-City” në Selanik.
Aktualisht Z. Kelmendi me anë të tregimit të stories së tij të suksesit ndan njohuritë menaxheriale me studentët e kolegjit “Riinvest” dhe me ndërmarrësit e rinj nëpërmjet konsultimeve, mentorimeve dhe mbikëqyrjes së projekteve në “CEED” Kosova dhe projektit Enhancing Youth Employment (EYE) në Kosovë.
Në vitin 2014 Z. Kelmendi u zgjodh anëtar i Bordit në Rrjetin Përgjegjësia Sociale e Korporatave (CSR) në Kosovë ndërsa në gusht të vitit 2015 ai së bashku me kompanitë më të mëdha prodhuese të Kosovës themeluan “Klubin e Prodhuesve të Kosovës” (KPK) ku Z. Kelmendi u zgjodh nga Anëtarët si Kryetar i Klubit.
Kujtim Gjevori
kompania SCAMPA
më shumë
Fadil Hoxha
kompania JAHA GROUP
më shumë
Pas luftës në Kosovë ai u bashkua me familjen e tij në Kosovë dhe filloi të punojë në prodhimin e eksplozivëve në inxhinieri me licencë të BAM Berlin, ai po ashtu ofroi edhe shërbime dhe makineri të zhvilluara të guroreve, prodhim të betonit dhe ndërtim dhe mirëmbajtje të rrugëve. Për më tepër ai zhvilloi JAHA Company dhe themeloi Grupin JAHA duke zgjeruar investimet në fabrikën e re për prodhimin e moduleve fotovoltaike me teknologjinë gjermane si dhe JAHA FOODS për përpunimin e specave dhe frutave – kryesisht për tregun e Gjermanisë dhe BE.
Sot Grupi JAHA numëron rreth 750 të punësuar dhe me qarkullim vjetor prej 19 milionë eurosh.
Për shkak të përfshirjes së tij të madhe në zhvillimin e biznesit dhe të mendimit strategjik, vitin e kaluar z. Hoxha u zgjodh Kryetar i Bordit të Dhomës së Tregtisë Gjermano-Kosovare si dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik për Republikën e Kosovës.
Visar Idrizi
kompania VIPRINT
më shumë
Fillet e para të kompanisë datojnë qysh nga vitit 1981 kur i ati i Visarit, Skender Idrizi pas diplomimit të gjeneratës së parë të grafikës në universitetin e Prishtinës fillojë të punojë me punë shtypi. Ku dhe u themelua kompania e cila fillimisht quhej Viva Graphics.
Në vitin 2001 pas kthimit nga Londra ku kaloj tri viti për punë dhe studime në Londër – z.Visari Idrizi mori udhëheqjen e kompanisë ku edhe ndryshoi edhe emrin në VIPRINT.
Sot Viprint është biznes i orientuar nga shërbimi ndaj klientëve, që ofron shërbime të shtypjes për kompanitë private, shtetërore, publike, si dhe organizatat internacionale, të cilat veprojnë ne Republikën e Kosovës dhe jashtë saj.
Gjithashtu viti 2018 ka qenë viti i sukseseve të mëdha në fusha të ndryshme duke i jap vëmendje të veçante eksportit të produkteve në tregun Evropian.
Industria e shtypit është duke hyrë në etapën e ardhshme të zhvillimit të saj. Kjo etapë është paracaktuar nga kërkesat e rritura botërore që kanë të bëjnë me produktet e shtypit me kualitet të lartë dhe origjinalitet. Përvoja e gjatë e VIPRINT nga viti 1981 në këtë fushë na ka treguar se ne gjithmonë duhet të mbajmë premtimin që të jemi një urë lidhëse në mes të klientëve tanë dhe teknologjisë së fundit të avancuar në fushën e shtypit.
Visari Idrizi me kompaninë e tij VIPRINT në vitin 2017 u bë edhe anëtar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës.
Arian Shabani
kompania PLASTIKA
më shumë
Raif Morina
kompania RIZAM Holding
më shumë
Raif Morina, në vitin 1984 ka qenë Drejtor Financiar në Kooperativën Bujqësore në Mamushë, ndërsa gjatë viteve 1987-1990 ka qenë edhe Drejtor i Përgjithshëm.
Që nga viti 1991, është një ndër themeluesit dhe bashkëpronar i kompanisë RIZAM Holding, ku njëherazi është edhe Drejtor i Përgjithshëm.
Raif Morina, është angazhuar në aktivitete të ndryshme ekonomike dhe biznesore, dhe është anëtarë i disa organizatave të biznesit të cilat kanë për qëllim të mbështesin dhe të zhvillojnë qëndrueshmërinë ekonomike.
Përveç angazhimeve në aktivitetet ekonomike, që nga viti 1983 z.Morina ka për pasion përkthimin letrar nga gjuha turke në atë shqipe. Ai është përkthyesi i parë i Romanit të Sami Frashrit dhe të tri Dramave të tij, të botuara si në Kosove ashtu edhe në Shqipëri e Maqedoni.
Kastriot Lluka
kompania LINE GROUP
më shumë
Gojart Kelmendi
kompania FLUTRA
më shumë
Fejzulla Mustafa
kompania FLUIDI
më shumë
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Preshevë, pastaj u regjistrua në fakultetin Teknikë në universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” më 1976 në departamentin e Makinerisë, dhe diplomoi në këtë fakultet me sukses në vitin 1982, si Inxhinier i Diplomuar i Makinerisë.
Menjëherë pas diplomimit, z.Mustafa është punësuar si profesorë i Inxhinierisë në shkollën e mesme Teknike në Preshevë më 1982, ku aty punoi si profesorë për 8 vite me radhë. Që nga viti 1990 filloi të punojë me një angazhim të jashtëzakonshëm në fushën e bisnesit, përkatësishtë në industrinë ushqimore, ku në këtë mënyrë në vitin 1994 nisën fillet e para të Kompanisë FLUIDI.
Në mungesë të prodhimeve vendore, kompania fillimisht nisi të veprojë në Preshevë, me pije freskuese joalkoolike, duke vazhduar tutje fabrikën në Gjilan, ku aty morën licencën ndërkombëtare nga ROYAL CROWN COLA për prodhimin e brendeve RC, ku pastaj filluan prodhimet edhe të 150 lloje të produkteve tjera.
Tash së fundmi sukseset e vazhdueshme të Fluidit u kurorëzuan me hapjen e rafinerisë se Vajit, si e vetme me teknologji më të avancuar në Ballkan, me produktin unik FLOIL.
Mustafa mbetet dhe është i përkushtuar në prurjen e brendeve dhe shijeve të reja që manifestohen me hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e vazhdueshme të Kompanisë.
Buajr Reka
kompania INTERSTEEL
më shumë
Islam Balaj
kompania GRANITI
më shumë
Naser Hoxha
kompania OXA GROUP
më shumë
Alban Rraci
kompania HAPPY
më shumë
Kompania HAPPY u themelua në vitin 2005, si një ndërmarrje private për tregtimin e mallrave me shumicë dhe pakicë, duke përfaqësuar prodhues të ndryshëm nga rajoni dhe më gjerë. Pas një periudhe të shkurtër të veprimtarisë së saj, ka arritur të renditet në mesin e kompanive më të suksesshme në tregun e Kosovës ku përfaqëson një gamë të kompanive të prodhuesve evropian dhe botërore në prodhimin e produkteve të higjienës dhe kozmetikës.
Në vitin 2014 pas sukseseve dhe shtrirjes si kompani e distribuimit, kompania Happy fillon aktivitetin e saj si kompani prodhuese e letrës së lagur ku brenda një periudhe të shkurtër behet lider i kësaj fushe në tregun e Kosovës dhe rajonit. Sot fabrika HAPPY me produktet e veta është prezentë dhe ka shtrirje në këto shtete: Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Itali, Angli, Suedi, Finlandë, Greqi, Slloveni.