Devolli Group, përkatësisht Birra Peja ka bërë përurimin e parkut ekologjik të energjisë së ripërtëritshme, “ECO PARK”, i cili vjen si parku më i madh solar në rajon.

Ky projekt i jashtëzakonshëm është ndërtuar në Gjakovë si investim i Birrës Peja, dhe paraqet një hap të rritjes së prodhimit të energjisë së ripërtërishme si dhe është hap drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të sektorit të prodhimit.

Teknologjia inovative e përdorur në këtë park do të prodhojë 6 MwH, duke u bërë kështu një shtyllë shumë e rëndësishme e plotësimit të nevojave të vendit në furnizimin me energji elektrike.

Projekti është realizuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze gjermane SOLEA, e njohur si një ndër kompanitë më inovative në fushën e energjisë solare, e cila gjithashtu i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së ambientit.

Kështu, Birra e Peja bëhet kompania e parë vendore që bën investim me përmasa të këtilla në fushën e energjisë së ripërtërishme, duke qenë plotësisht të bindur se është përgjegjësi e secilit prej nesh dhe e rëndësisë jetike që brezave t’ua lëmë në pronësi një ambient të pastër dhe të shëndetshëm. “ECO PARK”, si projekt kapital, e bën Birrën Peja kompaninë e parë kosovare që ndërmerr hapa konkretë drejt ruajtjes së ambientit në masë. Ky projekt mund të konsiderohet si shembull në Kosovë dhe më gjerë, pasi që do të ketë ndikim të madh në një çështje të rëndësishme për të gjithë, siç është ambienti ku jetojmë.

Birra Peja shpreson se ky investim i saj do të inkurajojnë edhe kompanitë e tjera vendore që të ndërmarrin hapa konkretë në përkujdesjen ndaj ambientit, duke investuar në energji të ripërtërishme, e që shihet si energjia e së ardhmes.