Ky studim është inicuar dhe realizuar bashkërisht nga:
- Klubi i Prodhuesve të Kosovës
- Oda Ekonomike e Kosovës
- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë
- Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare
- Këshilli i Investitorëve Evropianë
Studimi është ndërmarrë për të fituar një pasqyrë preliminare të ndikimit të pandemisë COVID-19 në ndërmarrjet Kosovare
Studimi është realizuar nga odat në periudhën 1-8 prill 2020 përmes anketimit online.
Duhet pasur parasysh se anketa është realizuar gjatë javës së tretë të kufizimeve si rezultat i pandemisë dhe si rezultat opinionet e paraqitura reflektojnë vetëm situatën fillestare dhe mund të mos reflektojnë drejtë zhvillimet e mëtutjeshme të shkaktuara nga kriza shëndetësore.
Studim i Odave – Ndikimi i COVID-19 në ndërmarrjet në Kosovë