Fondacioni Besa, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata Germin sot kanë vazhduar me dërgimin e ndihmave në komunën e Kamenicës. Gjatë këtij aksioni u shpërndan 400 pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës. Ku duhet të theksohet që të gjitha pakot janë me produkte MADE IN KOSOVA.

Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19, është fushatë humanitare e cila do të ju vije në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, me produkte MADE IN KOSOVA. Kjo për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë që të marr vetën dhe të ju ofrojmë ndihmë familjeve në nevojë.

Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19, ku ju bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve për përkrahje, duke kontribuar në: https://www.facebook.com/donate/2846525232062333/3082614498457963/