20.02.2018

Drejtori i ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha, së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës- Safet Gërxhaliu, drejtorin ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropian- Shpend Balija, si dhe përfaqësuesin e Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë- Fadil Hoxha kanë takuar Ministrin e Financave- Bedri Hamza. Në këtë takim u diskutua për efektet e masave të reja fiskale për vitin 2018, pakos së ligjeve fiskale, masat e reja fiskale, si dhe për themelimin e Grupit punues për masat mbrojtëse tatimore për prodhuesit vendorë.

Ministri Bedri Hamza gjatë takimit me përfaqësuesit e bizneseve i falënderoi ata për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e tyre në implementimin e të politikes fiskale, Hamza u ka dorëzuar atyre koncept dokumentin e cili ka të bëjë me reformat e legjislacionit që rregullojnë fushën e biznesit e që është Ligji për tatimin në pronë, Ligji për korporatat, Ligji për Tatim në Fitim të Ardhurave Individuale, Kodi i Dogave të Akcizës dhe Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Ai gjithashtu theksoi se “Jemi shumë të kënaqur me efektet e para të masave fiskale ku shihet që kanë kontribuar drejtpërdrejt  në shtimin e prodhimtarisë së vendit tonë, qe me siguri do te rezultojë edhe me shtim te eksportit, ky është qëllimi jonë që ta zhvillojmë sektorin privat si bartës i zhvillimit ekonomik te vendit dhe që ndikon në uljen e papunësisë në vendin tonë”.

Komuniteti i biznesit gjithashtu shprehu respektin për punën e Ministrisë së Financave që po e bënë për zhvillimin e sektorit privat, jem shumë të kënaqur me rezultatet e para të politikave fiskale të cilat janë në fuqi qe nga 01 janari i këtij viti, po ashtu ata shprehën gatishmërinë që të  marrin pjesë aktive në hartimin e legjislacionit tatimorë,  duke inkorporuar kërkesat e biznesit, freskimin me dispozitat e Direktivave të fundit dhe çka është më e rëndësishmja këto ndryshime të ligjeve do të paraqesin qëndrueshmëri të gjatë ne implementim e që janë edhe një mjetë sigurie për investitorët e huaj.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha se po tentohet që të krijohet një ambient më i mirë i të bërit biznes në Kosovë. Prandaj sipas tij, duhet që të respektohet ligji që të luftohet ekonomia joformale.

“Mos të tentohet të keqpërdoret iniciativa, sepse në fund të fundit nuk mundemi që çdo produkt ta fusim si lëndë të parë të deklarojmë si të tillë, sepse edhe e dëmtojmë buxhetin, po në të njëjtën kohë edhe prodhuesit e vërtetë nuk mund t’i përfitojnë benefitet për të cilat është krijuar kjo politikë”, tha Panxha.

Me pas do të themelohet edhe  grupi i përbashkët për shqyrtimin e kërkesave të prodhuesve për masat mbrojtëse  të tatimit doganor për mallrat jashtë CEFTA-se dhe BE-se, jo vetëm që e mbron prodhuesin tonë nga çmimi i ulet i këtyre mallrave por edhe e mbron qytetarin tonë në pikëpamje të shëndetit.

Po ashtu përfaqësuesit e komunitetit të biznesit shprehën gatishmërinë e tyre për të luftuar ekonominë joformale e cila po e dëmton rëndë ekonomin dhe zhvillimin e biznesit në Kosovë.