Përfaqësues të bizneseve të cilët ishin pjesëmarrës në Forumin Ekonomik që u mbajt sot në Pejë, vizituan edhe birrarinë e Pejës, ku janë njoftuar me mënyrën e funksionimit të kësaj kompanie dhe kushtet me të cilat punon.
Përfaqësuesit e kësaj birrarie, e cila disponon kushte shumë të volitshme për prodhim, treguan mysafirëve ecurinë e krijimit të produkteve të saj, deri në finalizim e tyre, si dhe për shtrirjen dhe distribuimin e saj./KosovaPress/