Anëtarët e Bordit të Klubit të Prodhuesve së bashku me kryetarin Berat Mustafa ishin në takim me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Gjatë takimit u diskutua për arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi në mes të prodhuesve dhe komunës e cila do të mundësonte bashkëpunim në disa aktivitete në mes të dy palëve, por më e rëndësishmja do të ishte themelimi i zonës ekonomike në komunën e Prishtinës. Klubi i Prodhuesve u zotua se do të përkrah dhe asistoj komunën e Prishtinës në krijimin e kësaj zone ekonomike.

Krijimi i zonës ekonomike në komunën e Prishtinës është kërkesë e prodhuesve vendor si kërkesë themelore që do të mundësonte krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për biznes.