Drejtorit ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, z. Astrit Panxha sot ju nda medalja “Me besim në ZOT, Atdhe e Shtet” nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj.
Kjo medalje ju jepet të gjithë atyre të cilët bëjnë përpjekje për një Atdhe të mirëqenë, por edhe për ngritjen e nivele të miqësisë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarin Haradinaj.
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve e falënderoi z. Haradinaj për vlerësimin e bërë dhe shprehu kënaqësinë që ky përkushtim do të vazhdojë edhe më tutje.