Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Green Business Expo, (i njohur më parë si Festivali i Gjelbër) do të ri-fillojë përsëri në muajin Dhjetor 1-2, 2020 në businessexpo.greenkosovo.com .

Për arsye të situatës me COVID-19, Green Business Expo do të jetë virtual (i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze) dhe do të vijë me një koncept inovativ dhe në nivel me panairet virtuale ndërkombëtare.

Kompanitë pjesëmarrëse do të shfaqin produktet e tyre “të gjelbra” në Pavilionin e Gjelbër, në të cilin vitin e kaluar ishin 47 kompani pjesëmarrëse dhe u realizuan shitje potenciale me vlerë 1.3 milion gjatë dy ditëve dhe kishte rreth 6,630 vizitorë dhe 673 kontakte të vlefshme.

Green Business Expo do të jetë platforma e parë virtuale inovative në rajon, me qëllim të promovimit të bizneseve të gjelbra, ku kompanitë pjesëmarrëse do të jenë nga këta sektorë:

  • Ndërtimi dhe eko – enterieri
  • Efiçienca e energjisë
  • Energjia e ripërtërishme
  • Riciklimi

Në Green Business Expo  do të marrim pjesë ekspozues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnia dhe Hercegovina.

Organizimi i këtij edicioni bëhet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës në partneritet me GIZ Kosovo, Procredit Bank dhe Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.