Edhe zyrtarisht, sot u hap fushata “Made in Kosova”, nji perpjekje senzibilizuese e organizueme nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

I pranishëm në këtë ceremoni, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Kosova e ka shqetësim konsumimin e madh të produkteve europiane në raport me ato vendore.

Ai bani premtime të medha për me i ndihmue prodhuesit vendore në promovimin e ketyne produkteve.

Ministrja  e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, tha ne hapje te ketij tubimi se kjo fushatë asht nji gja shumë e mirë që asht ba në prag të 8-vjetorit të Pamvarsisë.

Kryetari i Klubit te Prodhuesve te Kosoves, Visar Kelmendi, theksoi se vendi duhet me u mburre me Fushatën “Made in Kosova”, sepse asht koha e fundit me ju kthye prodhuesve dhe produktit vendor.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës asht themelue në Nandor te vitit 2015. Aktualisht përbahet nga nandë firma të cilat kanë rreth 15 mijë punëtorë, 23 fabrika dhe mbi 50 brende. Asht organizatë jo-qeveritare që asht themelue nga disa prej prodhuesve të Kosovës.

Në këtë  tubim u tha se Klubi dëshiron me krijue e fuqizue partneritet me institucionet e Kosovës dhe pret perkrahjen e tyne.