hoti

12:51, 11 Dhjetor 2015

Ministri i Financvave, Avdullah Hoti ka vizituar fabrikën e prodhimit të barnave “TrePharm” në Sllatinë të Fushë Kosovës ku pos drejtuesve  dhe punëtorëve të kësaj fabrike takoi edhe përfaqësues të Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Hoti, gjatë kësaj vizite, prodhuesit kosovarë i quajti heronj të prodhimit.

Ai tha me këtë rast se do të bëjë që është e mundur për t`ua lehtësuar punën e prodhuesve vendorë.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës gjatë këtij takimi me ministrin e Financave u shprehën të kënaqur me lirimin e TVSH-së për makineritë  prodhuese .

Gjithashtu ata  potencuan se lirimi i TVSH-së për makineritë prodhuese do t`iu mundësojë atyre, blerjen e më shumë makinave, të cilat do t`iu nevojiten për prodhimtari, njofton Klan Kosova.