Eshtë inaguruar Klubi i Prodhuesve të Kosovës. Në një organizim solemn në hotelin “Emerald”,  me rastin e promovimit të këtij Klubi, morën pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministra të kabinetit qeveritarë, deputetë, përfaqësues ndërkombëtar dhe përfaqësues nga biznesi vendor.

Në kuadër të Klubit fillimisht janë nëntë firma themeluese, ose siç tha Visar Kelmendi, kryetar i KPK-së “nëntë shtëpi të njohura” të prodhimeve vendore. Sipas Kelemendit, qëllim i anëtarëve të KPK-së, që janë ndër kompanitë prodhuese me të mëdha në Kosovë (ata kanë në pronësi 23 fabrika me më shumë se 100 brende dhe rreth 15 mijë të punësuar direkt dhe indirekt), është që përmes klubit të avokojnë tek institucionet për një qasje ndryshe ndaj prodhuesve vendor, fuqizimin e tyre përmes krijimit të kushteve më të favorshme të te bërit biznes, dhe të klimës se përgjithshme ekonomike në vend.“Ne besojmë se Kosova meriton zhvillim më të mirë ekonomik. Besojmë se kjo mund të arrihet vetëm përmes fuqizimit të prodhuesve vendore. Ky është edhe qëllimi i jonë”, tha më këtë rast Kelemndi.

Drejtori ekzekutiv i KPK-së, njëherit dhe pjesë e grupit themelues, Astrit Panxha,ka theksuar se  puna jonë do të bazohet në tri shtylla kryesore. Avokimi, përmes së cilës Klubi synon të ndikoj tek institucionet përkatëse për të avancuar dhe përmirësuar politikat ndaj prodhuesve vendor; bashkëpunimi me të gjithë akterët relevant; promovimi i i produkteve Made in Kosova si brenda ashtu edhe jashtë vendit si dhe vetëdijesimin dhe mbrojtjen e konsumatorit

Anëtarët dhe njëkohësisht themeluesit e KPK-së janë kompanitë: Plastika, Haxhijaha, Rugove, Pestova, Trepharm, Kivo, Devolli group, Elnor dhe Fluidi