Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka bërë certifikimin e të rinjve të komunës së Gjilanit të cilët kanë përfunduar programin “Trajnimi në Punë”, program ky i cili mbështetet financiarisht nga projekti i USAID, EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Sida.

Certifikimi u bë për praktikantët e fazës së dytë të cilët kanë përfunduar punën praktike në kompaninë “Flexograf”,“Fluidi” ,“Menakon” ,“ Euromodel” dhe “GanDizajn”, në komunën e Gjilanit.  Përfituesit e këtij programi patën mundësinë që të trajnohen në vendin e punës përmes angazhimit direkt në kompanitë në të cilat kanë aplikuar.

Programi për Trajnimin në Punë ka për qëllim të mobilizojë kompanitë në sektorin privat që të angazhohen në mënyrë më aktive në trajnimin e të rinjve dhe aftësimin e tyre profesional. Praktikantët kanë përfituar nga një program trajnimi i kualifikuar dhe i strukturuar për nevojat e tregut të punës, dhe disa prej praktikantëve të cilët kanë treguar zotësi edhe janë punësuar në kompanitë ku kanë kryer praktikën.