Sot, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka dërguar ndihmat e para për të prekurit e tërmetit që ndodhi dje në Shqipëri. Duke i përcjellë me shqetësim shumë të thellë ngjarjet e djeshme, anëtarët e Klubit të Prodhuesve por edhe kompani të tjera janë mobilizuar që të ju dalin në ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë natyrore.

Ndihmat e para janë produkte të domosdoshme për të prekurit, ku janë dërguar mbi 200 ton produkte ushqimore, por edhe dyshek, batanije dhe produkte të ndryshme sanitare. Kompanitë të cilat këtë herë e kanë përkrahur këtë aksion humanitar janë Devolli Group (Blerim Devolli), M&Sillosi dhe Comodita (Shkëlqim Devolli), Rugove (Visar Kelmendi), Fluidi (Fejzulla Mustafa), Frutex (Shaqir Palushi) dhe Flutura (Gojart Kelmendi).

Klubi i Prodhuesve sinqerisht bashkë ndjenë me të gjithë qytetarët shqiptarë dhe i shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, me shpresën që numri i tyre të mos rritet dhe pasojat të jenë sa më të vogla. Jemi me të gjithë të lënduarit dhe me ata që mbeten pa kulm mbi kokë nga kjo katastrofë e natyrës.