Klubi i Prodhuesve të Kosovës ishte sot në një takim pune me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Gjatë takimit, Klubi i Prodhuesve e uroj për detyrën ministrin por edhe u diskutua për pozitën financiare të vendit, sidomos për gjendjen e prodhuesve gjatë pandemisë COVID-19.
Po ashtu gjatë takimit Klubi parashtroi disa kërkesa konkrete sa i përket sektorit të prodhimit, dhe u kërkua mbështetja e Qeverisë për fuqizimin e këtij sektori, si njëri ndër bartësit kryesor të zhvillimit ekonomik të vendit.
Gjithashtu gjatë takimit u përmenden edhe masat e domosdoshme për formalizimin e ekonomisë dhe zbatimin e ligjit, të cilat do të ndikon drejtpërdrejtë në tërheqjen e investimeve, bilancin tregtar dhe krijimin e vendeve të reja të punës.