Klubi i Prodhuesve të Kosovës ishte në një takim pune me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë z. Vesel Krasniqi, ku e falënderuan dhe e përkrahën për ftesën e tij publike drejtuar institucioneve publike dhe shtetërore të vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore. Ftesë kjo e cila kërkon që në procedurat e tenderimit këto institucione të fusin si kriter edhe prodhimin vendor.

Klubi i Prodhuesve e falënderuan Ministrin Krasniqi, dhe deklaruan që një ftesë e tillë tregon edhe një herë përkushtimin e kësaj Ministrie në fuqizimin dhe zhvillimin e produkteve vendore. Por edhe seriozitetin e Ministrit në marrjen për bazë të kërkesave të cilat janë shqyrtuar në takime të shumta me vetë prodhuesit.

Po ashtu gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat me të cilat po përballen prodhuesit gjatë kohës së pandemisë, por edhe kërkesat e menjëhershme të tyre për rimëkëmbje nga kjo gjendje.