Astrit Panxha, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, sot pati një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku diskutuan për gjendjen e ekonomisë në vend si dhe masat e reja antiCOVID-19. Gjatë takimit u diskutua më shumë për sektorin e prodhimit, dhe potencialin e tij përgjatë këtij viti.
Po ashtu Klubi i Prodhuesve e informojë zëvendëskryeministrin Bislimi për pikësynimet e programit dhe aktiviteteve të cilat planifikon që ti zhvilloj, ku fokusi do të jetë tek trajnimi dhe rritja e eksporteve për produktet Made in Kosova.
Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdoi edhe në të ardhmen, dhe ky bashkëpunim të thellohet në projekte konkrete të cilat do të kontribuonin për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të prodhimit.