Kryetari i Klubit të Prodhuesve z. Berat Mustafa, së bashku me drejtorin ekzekutiv dhe disa anëtarë të Klubit të Prodhuesve ishin në vizitë tek kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e investimeve në këtë komunë por edhe mbi bashkëpunimin e Klubit të Prodhuesve me komunën e Gjakovës.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës u shpreh i gatshëm për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të cilat kontribuojnë në forcimin e sektorit të prodhimit, e rrjedhimisht fuqizimin e ekonomisë vendore.