Drejtori i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha ishte në vizitë tek Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Vlora Dumoshi, për ta uruar pas rimarrjes së mandatit, por edhe për të diskutuar për rrugët të reja të bashkëpunimit. Gjatë takimit u diskutua për projektet dhe aktivitetet që Klubi ka zhvilluar ndër vite, e që kanë pasur fokus kryesor zhvillimin dhe fuqizimin e të rinjve përmes programeve të ndryshme, e që për qëllim kryesor kanë pasur avancimin e të rinjve përmes aftësimin e tyre profesional dhe rritjen e shkathtësive të tyre. Po ashtu pjesë e takimit ishte edhe diskutimi mbi fushatën Made in Kosova dhe imazhin pozitiv që kjo fushatë mundohet ta përçoj tek të tjerët.

Po ashtu gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e përgjithshme ekonomike në vend por edhe për sfidat që vendi po i kalon si pasojë e pandemisë COVID-19. Ministrja Dumoshi u shpreh e hapur për bashkëpunim dhe kërkoi mobilizim të sektorit të prodhimit, që bashkërisht të adresojnë problemet e avancimit tek të rinjtë.