Klubi i Prodhuesve duke e parë nevojën për bashkëpunim të përbashkët dhe inkuadrim të të rinjve në sektorin e prodhimit, por edhe mbështetjen reciproke, nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”- UP.

Ky Memorandum ka si qëllim vendosjen e raporteve të bashkëpunimit në drejtim të shkëmbimit të informacionit në mes të stafit, studentëve të UP-së dhe sektorit të prodhimit të përfaqësuar nga Klubi i Prodhuesve. Ky synim do të arrihet nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, promovuese si dhe shkëmbimit të rregullt të informacioneve reciproke për të gjitha fushat që kanë lidhje me veprimtarinë e dy institucioneve.

Po ashtu, ky Memorandum ka për qëllimi realizmin e interesave të dyanshme në fushën kërkimore, shkencore dhe avokimit pranë institucioneve shtetërore, kështu duke u këmbyer informacione mbi studime apo vlerësime të ndryshme të situatës ekonomike apo për trendet e zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, si dhe për prioritetet dhe efektivitetin e industrive të ndryshme në vend.