Klubi i Prodhuesve sot nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Kolegjin Arbëri, për zhvillimin e një programi bashkëpunimi për shkëmbim akademik.

Ky memorandum ka si qëllim vendosjen e raporteve të bashkëpunimit në drejtim të shkëmbimit akademik në mes të stafit, studentëve të kolegjit dhe Klubit të Prodhuesve. Ky synim do të arrihet nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, promovuese si dhe shkëmbimit të rregullt të informacioneve reciproke për të gjitha fushat që kanë lidhje me veprimtarinë e dy institucioneve.

Po ashtu, ky Memorandum ka për qëllimi shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave që studentët e këtij kolegji të kenë mundësinë e kryerjes së praktikës në Klub si dhe pjesëmarrje të Klubit në programet e këtij kolegji.