Klubi i Prodhuesve përshëndet votimin nga deputetët e Republikës së Kosovës, për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19. Miratimi i këtij projektligj është pritur me padurim nga sektori privat, pasi që shumë biznese janë në vështirësi të mëdha financiare.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon implementimin e menjëhershëm të pakos të rimëkëmbjes ekonomike, dhe përfshirjen e tërë sektorit privat në përgatitjen dhe implementimin e masave që do të dalin nga ky ligj. Sektor ky i cili është duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme gjatë kohës së pandemisë.