Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka vendosur që të shtyjë këtë datë me shpresë që institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë të kenë edhe pak më shumë kohë që të reflektojnë për zgjidhjen e barrierave tregtare që prodhuesit e Kosovës po hasin gjatë eksportit të produkteve të tyre. KPK beson që kërkesat e prodhuesve do të merren parasysh dhe prodhuesit e barnave, birrës e edhe produkteve tjera do të lirohen nga barrierat e deritanishme tregtare me Shqipërinë.
Në rast se problemet e prodhuesve të Kosovës nuk do të hasin në mirëkuptim dhe nuk do të zgjidhen kërkesat specifike drejtuar qeverive përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë, lidhur me problematikat që prodhuesit Kosovar po hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, atëherë Klubi i Prodhuesve të Kosovës mbetet i detyruar që të vazhdojë me protestën deri sa të plotësohen këto kërkesa.