Sot bordi i Klubit të Prodhuesve të Kosovës u takua me ministren e Financave znj. Hykmete Bajrami ku diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në ekonominë e vendit si dhe për vështirësitë e sektorit të prodhimit në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, por gjithashtu edhe për planet e qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike.

Në takim, palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre sa i përket situatës ekonomike dhe u zotuan që të vazhdojnë dialogun për tema që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të sektorit të prodhimit dhe rritjes ekonomike të vendit. Gjatë takimit u diskutua rreth kërkesave të cilat u paraqiten nga prodhuesit por edhe rreth planit të mbështetjes së prodhuesve nga pasojat e pandemisë. Si kërkesë kryesore e prodhuesve ishte që procesi i rimëkëmbjes ekonomike të fokusohet përmes përkrahjes së prodhimit. Largimi i pagesës së TVSH-së për lëndën e parë që prodhohet në Kosovë, rregullimi i sistemit të pagesave ku do të tejkalohen vonesat e shumta,  si dhe mbështetja e fushatës Made in Kosova, e cila ka për qëllim kryesor fuqizimin e prodhimeve vendore.

Bordi i Klubit të Prodhuesve falënderuan Ministren Bajrami për takimin, dhe shprehen gatishmërinë e tyre që bashkëpunimi me Ministrinë e Financave dhe institucionet financiare të thellohet edhe më tej.