Klubi i Prodhuesve të Kosovës priti sot në takim anëtarët e bordit të organizatës Germin, me të cilin bashkëbiseduan për projektet dhe aktivitetet në të cilat janë përfshirë këto dy organizata por edhe për bashkëpunimet në të ardhmen.

Ata u njoftuan me aktivitetet dhe projektet në të cilat Klubi është i angazhuar por edhe projektet që priten të zhvillohen, ku u theksua fokusi i Klubit të Prodhuesve në projektet që nxisin fuqizimin e sektorit të prodhimit, sidomos në rritjen e kapaciteteve të konkurrueshmërisë dhe ngritjen e kuadrove të reja profesionale.
Germin është një organizatë jo-qeveritare që përdorë teknologjinë dhe kanalet digjitale për të lidhur dhe angazhuar diasporën në zhvillimin dhe demokratizimin e vendeve të saj amë.

Të dy organizatat u zotuan për thellim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm, qëllimi i të cilit është rrjetëzimi dhe fuqizimi i anëtarëve të këtyre dy organizatave.