Klubi i Prodhuesve të Kosovës e mirëpret ndërmarrjen e masës 2.1 – Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, nga qeveria e Kosovës.
Astrit Panxha, drejtori ekzekutiv i Klubit, tha se kjo masë e marrë nga qeveria ndihmon bizneset dhe ekonominë e vendit. “Është një mundësi e artë për neve në këtë fazë, dhe unë besoj që këto masa do të largojnë një hezitim te prodhuesit të ndërmarrin investime të reja gjatë kësaj faze, dhe është një garanci prodhuesve se edhe qeveria e merr përsipër një pjesë të investimit ”, tha ai.
Përveç kësaj drejtori i Klubit të Prodhuesve vuri theksin edhe në trajnimin e fuqisë punëtore si sfide kryesore me të cilën prodhuesit po përballen sot. Gjithashtu si emergjente i cilësoj edhe problemet që do ti kemi me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, ku me këtë rast z.Panxha rekomandoj edhe një masë shtesë apo përkrahje për prodhuesit që të fillojnë të gjenerojnë vet energji elektrike me anë të paneleve solare.
Ndiqeni prononcimin e plotë në mbledhjen e sotme të qeverisë të mbajtur nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.