08.11.2018

Klubi i Prodhuesve sot ka vizituar drejtorinë doganore të Kosovës ku është takuar me drejtorin e doganës z.Bahri Berisha. Takimi pati për qëllim që të shikohet nga afër implementimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të ju vihet taksë prej 10%.

Klubi i Prodhueseve e shprehu gatishmërinë për përkrahjen e doganës për implementimin e kësaj mase tarifore dhe e inkurajojë këtë institucion që vazhdojë me implementimin e mëtutjeshëm të këtij vendimi.