E02BC83E-066E-47AE-A105-A0D4E0F082B5Manifestimet e Ministrisë së Diasporës në kuadër të aktiviteteve “Ti je pjesë e atdheut” janë duke vazhduar të zhvillohen në gjithë Kosovën.

Mbrëmjen e 2 Gushtit 2016 u mbajt një program dhe koktel rasti në ndarjen e çmimeve për Mërgimtarin e vitit. Ky manifestim u mbajt në ambientet e Fakultetit të Arkitekturës nën tingujt e muzikës shqipe dhe me shumë mysafir nga biznesi, kultura e politika që jetojnë dhe veprojnë në Diasporë. Kjo ngjarje u përkrah nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës me produkte vendore.