23.11.2018

Klubi i Prodhueseve reagon ndaj deklarimit të fundit të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave z.Arben Ahmetaj, i cili nuk e përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ju vihet taksë prej 100% produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe e ka quajtur si të pashëndetshëm për të dy ekonomitë.

Klubi i Prodhuesve shpreson që ky është vetëm një gafë personale e z.Ahmataj dhe nuk shpreh qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.