fabrika

17:38, 11 December 2015

Prodhuesit vendor/ foto ilsutrim

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka vizituar të premten kompaninë Trepharm, që është prodhuesi më i madh farmaceutik në Kosovë i ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të cilësisë.

Kjo kompani është duke zgjeruar kapacitetet ekzistuese të prodhimit me një investim substancial në linja të reja të prodhimit, e Hoti pati mundësinë të njihet nga afër me procesin e punës në repartet e prodhimit në fabrikë dhe standardet që prodhuesit në Kosovë tashmë i kanë arritur.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës bënë të ditur se prodhimi në Kosovë është duke u zhvilluar me hapa të shpejta dhe të gjithë anëtarët e Klubit kanë ndërtuar fabrikat dhe prodhojnë në bazë të standardeve të cilësisë të pranuara ndërkombëtarisht.

Me këtë rast përfaqësuesit e Klubit dhe Ministri Hoti ranë dakord për rëndësinë që sektori i prodhimit ka për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit si dhe për mbështetjen që Qeveria duhet të ofroj për prodhuesit vendor që ata të jenë konkurrent ne tregun vendor dhe ndërkombëtar.

“Rritja e prodhimit duke u mbështetur nga Qeveria e Kosovës është themeli i ndërtimit të një shteti me ekonomi të zhvilluar, pasi që rritja e kapaciteteve të prodhuesve të Kosovës nxit punësimin dhe uljen e varfërisë. Kjo është njëherësh dhe objektiva bazë e Qeverisë së Kosovës, që mund të përmbushen me anë të bashkëpunimit me Klubin e Prodhuesve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre

– See more at: http://lajmi.net/klubi-i-prodhuesve-te-kosoves-rritja-e-kapaciteteve-nxit-punesimin/#sthash.k26HMkPr.dpuf