Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me përfaqësues nga EYE (Enhancing Youth Employment- ) vazhduan vizitat tek fabrikat prodhuese vendore, këtë herë vizituan fabrikat e  “Comodita” dhe “Intertext Kosova” për tu njoftuar nga afër për punën e tyre.

Qëllimi i kësaj vizite ishte krijimi i kontakteve te reja dhe i ndërtimi i bashkëpunimit në mes të prodhuesve dhe qendrës për arsim dhe këshillim profesional “ Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, si dhe ofrimi i mundësive për aftësim profesional për studentët e kësaj shkolle dhe mundësinë e punësimit në të ardhmen. Gjithashtu, qëllim i vizitës ishte edhe njoftimi i kësaj shkolle me nevojat dhe kërkesat reale të tregut të punës.

Gjatë kësaj vizite u vërejt se një nga problemet e shumta me të cilat përballen pothuajse të gjithë prodhuesit në Kosovë është edhe mungesa fuqisë punëtore të kualifikuar që përbënë një sfidë mjaft të madhe për prodhuesit e që ndikon drejtpërdrejtë në avancimin e sektorit të prodhimit në vend.