09.11.2018

Klubi i Prodhueseve të Kosovës dje së bashku me Zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, ishte në vizitë në marketin Plus Center në Ferizaj, market ky nga të rrallët që nuk bënë shitjen e produkte serbe dhe që përkrah prodhimet vendore. Plus Center është marketi i parë që ka bërë vendosjen e flamujve pranë produkteve të cilët tregojnë edhe vendin se ku prodhohet produkti.

Po ashtu pjesë e vizitës ishte edhe takimi me z.Irfan Fusha, pronari i “Abi Center” ne Prizren, ku ky i fundit u zotua që së shpejti do të bëjë zbatimin e Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorit, dhe do të bëjë vendosjen e flamujve pranë produkteve që tregojnë vendin e origjinës se prej nga vijnë produktet.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj, ka ripërsëritur thirrjen për përkrahjen e produkteve vendore dhe kërkoi që shembulli i këtij marketi të ndiqet edhe nga të tjerët.