Disa nga anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, vazhduan vizitat tek shitësit me pakicë, këtë radhë duke vizituar Egi Group dhe rrjetin e supermaketeve ETC nga kompania Elkos. Vizata kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet prodhuesve dhe shitësve me pakicë, kështu duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Të dy palët gjatë takimit theksuan potencialin e zhvillimit të dy sektorëve, por edhe rritjen e mundshme të bashkëpunimit e cila do të fuqizonte prodhimet vendore si brenda ashtu edhe jashtë tregut të vendit.

Prodhuesit u shprehen të kënaqur me takimin dhe u shprehen falënderues për bashkëpunimin e deritanishëm, teksa theksuan nevojën e rritjes së përkrahjes edhe më shumë në të ardhmen. Thellimi i bashkëpunimit, sigurimi i qëndrueshëm i furnizimit, njohja më e afërt me kërkesat e konsumatorëve dhe bashkërendimi i hapave që mundësojnë zhvillimin e të dy sektorëve, u thanë të jenë temat të cilat do të kërkojnë vëmendje në të ardhmen.