Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj me pagesë me mundësi të punësimit në kompani pas punës praktike

_________________________________________________________________________

 Rreth Kompanisë

Kompania ‘’Gan Dizajn ‘’ofron mundësi për punë praktike me pagesë për dy (2) praktikantë. Aplikuesit duhet të jenë nga  komuna e Vitisë, Hanit të ElezitKaçanikut, apo Gjilanit. Puna praktike ofrohet në kuadër të bashkëpunimit të Programit ‘’Trajnim në Punë’’

Rreth Programit “Trajnim në Punë’’

Programi ‘’Trajnim në Punë’’ ka për qëllim punësimin e të rinjve dhe ofrimin e zhvillimit të shkathtësive tek të rinjt. Ky program është  financuar nga ‘’Fuqizimi i Sektorit Privat’’ (Empower Private Sector) nga Populli Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), si dhe zbatuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK).

Kandidatët duhet të jenë:

  • Të moshës ndërmjet 18 dhe 35 vjeç;
  • Të papunë (të dëshmohet përmes regjistrimit në qendrat e punësimit);
  • Qytetarë me vendbanim në komunën e [ceke komunën];

Vendi: Rr. Dardania I , 60000 Gjilan / Kosovë.

 Kohëzgjatja: • Trajnimi do të jetë me pagesë dhe do te zgjasë tre (3) muaj, me mundësi të punësimit në kompani pas punës praktike.   

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:  Gan Dizajn ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Republikës së Kosovës. Kandidatët për punë praktike duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Aplikacionin e plotësuar (I obliguar)
  • CV-në (Opsionale) Nëse kandidati e kalon me sukses procesin e intervistimit, para se ti bëhet oferta ai/ajo duhet të prezanton këto dokumente:
  • Vërtetim nga zyra komunale për punësim (dëshmi si i/e papunë)
  • Çertifikatën e Lindjes (dëshmi e vendëbanimit)   

Gjatë vlerësimit të aplikacioneve prioritet do të kenë: 

  • Të papunët afatgjatë (të papunë të paktën një vit);
  • Të papunët pa përvoje pune paraprake;
  • Të rinjtë nga familjet pa të hyra mujore (pjesë e skemave sociale) apo me të hyra të ulëta mujore;
  • Të rinjtë nga familjet me numër të madh të anëtarëve;
  • Të rinjtë nga zonat rurale.

        Si të aplikoni

Për të aplikuar dërgoni me email aplikacionin e plotësuar në e-mail adresën: [email protected] si dhe në email  [email protected] me subjektin: Aplikim për punë praktike. Aplikacionin e plotësuar mund ta dorëzoni edhe personalisht në këtë adresë: Rr. Dardania I,Inkubatori i biznesit lokali.nr2 ,60000 Gjilan / Kosovë.

 

Aplikimi është i hapur deri me 26.04.2019 ora 16:00