Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj me pagesë me mundësi të punësimit në kompani pas punës praktike

_________________________________________________________________________

 Rreth Kompanisë

Kompania ‘’Gan Dizajn ‘’ofron mundësi për punë praktike me pagesë për dy (2) praktikantë. Aplikuesit duhet të jenë nga  komuna e Vitisë, Hanit të Elezit, Kaçanikut, apo Gjilanit. Puna praktike ofrohet në kuadër të bashkëpunimit të Programit ‘’Trajnim në Punë’’

Rreth Programit “Trajnim në Punë’’

Programi ‘’Trajnim në Punë’’ ka për qëllim punësimin e të rinjve dhe ofrimin e zhvillimit të shkathtësive tek të rinjt. Ky program është  financuar nga ‘’Fuqizimi i Sektorit Privat’’ (Empower Private Sector) nga Populli Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), si dhe zbatuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK).

Kandidatët duhet të jenë:

  • Të moshës ndërmjet 18 dhe 35 vjeç;
  • Të papunë (të dëshmohet përmes regjistrimit në qendrat e punësimit);
  • Qytetarë me vendbanim në komunën e [ceke komunën];

Vendi: Rr. Dardania I , 60000 Gjilan / Kosovë.

 Kohëzgjatja: • Trajnimi do të jetë me pagesë dhe do te zgjasë tre (3) muaj, me mundësi të punësimit në kompani pas punës praktike.   

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:  Gan Dizajn ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Republikës së Kosovës. Kandidatët për punë praktike duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Aplikacionin e plotësuar (I obliguar)
  • CV-në (Opsionale) Nëse kandidati e kalon me sukses procesin e intervistimit, para se ti bëhet oferta ai/ajo duhet të prezanton këto dokumente:
  • Vërtetim nga zyra komunale për punësim (dëshmi si i/e papunë)
  • Çertifikatën e Lindjes (dëshmi e vendëbanimit)   

Gjatë vlerësimit të aplikacioneve prioritet do të kenë: 

  • Të papunët afatgjatë (të papunë të paktën një vit);
  • Të papunët pa përvoje pune paraprake;
  • Të rinjtë nga familjet pa të hyra mujore (pjesë e skemave sociale) apo me të hyra të ulëta mujore;
  • Të rinjtë nga familjet me numër të madh të anëtarëve;
  • Të rinjtë nga zonat rurale.

        Si të aplikoni

Për të aplikuar dërgoni me email aplikacionin e plotësuar në e-mail adresën: [email protected]otmail.com si dhe në email  [email protected] me subjektin: Aplikim për punë praktike. Aplikacionin e plotësuar mund ta dorëzoni edhe personalisht në këtë adresë: Rr. Dardania I,Inkubatori i biznesit lokali.nr2 ,60000 Gjilan / Kosovë.

 

Aplikimi është i hapur deri me 28.02.2019 ora 16:00