Komunikatë për shtyp

Kompania Trepharm është prodhuesi më i madh farmaceutik në Kosovë i ndërtuar sipas standardeve europiane dhe ndërkombëtare të cilësisë. Kompania Trepharm është duke zgjerur kapacitetet egzistuese të prodhimit me një investim substancial në linja të reja të prodhimit.

Sot fabrika TrePharm në Sllatinë të Fushë-Kosovës u vizitua nga Ministri i Financave Avdullah Hoti, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv i “Trepharm” z. Mergim Prishtina dhe përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Z. Hoti pati mundësinë të njihet nga afër me procesin e punës në repartet e prodhimit në fabrikë dhe të shof nga afër standardet europiane që prodhuesit në Kosovë tashmë i kanë arritur. Prodhimi në Kosovë është duke u zhvilluar me hapa të shpejta dhe të gjithë anëtarët e Klubit kanë ndërtuar fabrikat dhe prodhojnë në bazë të standardeve të cilësisë të pranuara ndërkombtarisht.

Me këtë rast përfaqësuesit e Klubit dhe Ministri Hoti ranë dakort për rëndësinë që sektori i prodhimit ka për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit si dhe për mbështetjen që qeveria duhet të ofroj për prodhuesit vendor që ata të jenë konkurrent ne tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Rritja e prodhimit duke u mbështetur nga Qeveria e Kosovës është themeli i ndërtimit të nje shteti me ekonomi të zhvilluar, pasiqë rritja e kapaciteteve të prodhuesve të Kosovës nxit punësimin dhe uljen e varfërisë. Kjo është njëherësh dhe objektiva bazë e Qeverisë së Kosovës, që mund të përmbushen me anë të bashkëpunimit me Klubin e Prodhuesve të Kosovës.

Drejtor Ekzekutiv,
Astrit Panxha