Titulli i vendit të punës: Dizajner Grafik
Orari i punës: 20 orë në javë (gjysmë orari)
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi
___________________________________________________________________________
Përshkrimi i Punës
Klubi i Prodhuesve të Kosovës është organizatë e cila ka për qëllim zhvillimin dhe mbrojtjen e sektorit të prodhimit, bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe private me qëllim fuqizimin dhe promovimin e prodhimeve Made in Kosova, si dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rolin pozitiv që konsumi i prodhimeve vendore luan në zhvillimin ekonomik të vendit.
Detyrat kryesore:
Detyrat / përgjegjësitë e mëposhtme janë indikative dhe mund të modifikohen sipas nevojave të projekteve:
- Të jetë i/e aftë të punojë me Adobe InDesign, Corel Draw, Illustrator dhe Photoshop;
- Dizajnimi dhe paraqitja e identitetit të Klubit në media elektronike, panaire, materiale promovuese: fllajera, katalogje, postera, poste për rrjete sociale, e materiale tjera për nevojat e Klubit;
- Dizajnimi dhe krijimi i manualit për identitetin vizual projekteve të Klubit;
- Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe dizajnet e materialeve të kërkuara;
- Të i përmbahet afateve kohore të paracaktuara për realizimin e projekteve;
- Detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.
- Të ketë aftësi të punojë në presion, në një ambient super dinamik pune;
- Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet, të ofroj ide të reja në çështje
të ndryshme lidhur me procesin e punës;
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
- Studentët e Universitetit (shkalla akademike do të konsiderohet si një aset), mundësisht në fusha të ngjashme si komunikim vizuel, dizajn grafik ose marketing;
- Shkathtësi të shkëlqyera në ekip dhe aftësi komunikimi;
- Shkathtësi të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze;
- Vëmendja ndaj detajeve dhe saktësisë është e domosdoshme, për të mbështetur kolegë të ndryshëm dhe për të përmbushur afatet e ngushta;
- Të jetë në gjendje të krijojë marrëdhënie të mira dhe të vëmendshme pune me të gjithë stafin në organizatë duke treguar respekt për rolet dhe përgjegjësitë e tyre;
- Të jetë tregojë vullnet për të qenë fleksibël dhe i përgatitur për të kontribuar në detyra të tjera sipas nevojës;
Vendi:
- Zyra është e vendosur në Prishtinë.
Si të aplikoni:
Konkursi është i hapur deri më datën 07 shtator, 2020 në ora 17:00. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë vetëm dokumentet e mëposhtme në [email protected]
- CV-në
- Portfolion
- Subjekti i emailit: KPK_Dizajn Grafik
Aplikacionet që nuk i plotësojnë kriteret nuk do të merren parasysh!