Institucioni: Klubi i Prodhuesve të Kosovës
Titulli i vendit të punës: Koordinator/e i/e Projekteve
Orari i punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi
______________________________________________________________
Përshkrimi i Punës
Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) është organizatë e cila ka për qëllim zhvillimin dhe mbrojtjen e sektorit të prodhimit, bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe private me qëllim fuqizimin dhe promovimin e prodhimeve Made in Kosova, si dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rolin pozitiv që konsumi i prodhimeve vendore luan në zhvillimin ekonomik të vendit.
Detyrat kryesore:
- Në përgjithësi, të jetë përgjegjës/e për koordinimin efikas, efektiv dhe në kohë të të gjitha aktiviteteve të parapara në planin e punës të Klubit të Prodhuesve.
- Të siguroj që çdo gjë të jetë në përputhshmëri me rregulloren e Politikave të KPK-së;
- Të zhvilloj dhe dokumentoj modalitetet e ndryshme të financimit, dhe të mbaj komunikimin me partnerët e KPK-së.
- Ndihmon në përpunimin me saktësi të informacioneve në raporte sipas formave dhe standardeve të përcaktuara.
- Mbikëqyr financat e projekteve dhe është përgjegjës/e për menaxhimin efikas të të gjitha shpenzimeve në përputhje me dokumentet e organizatës sipas planit financiar
- Të përgatis raporte mujore dhe narrative për të shënuar përparimin e projekteve në bashkëpunim të ngushtë me ekzekutivin e KPK-së.
- Të mirëmbajë dhe të rishikojë databazën e monitorimit dhe vlerësimit të projektit.
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve të ndryshme, si dhe propozon forma dhe mënyra të reja raportimi, ku asiston në zhvillimin e BI drafteve për informacion apo raport periodik që kërkohet.
- Merret me hulumtimin e raporteve periodike dhe “ad hoc” e të gjitha niveleve, brenda afateve të përcaktuara.
- Siguron, kontrollon saktësinë e informacionit që merret nga sistemi dhe raporton.
- Kryen detyra administrative, punë teknike, përshirë planifikimin dhe kryerjen e veprimeve që lidhen me të gjitha aspektet e punës të Sektorit të Analizës dhe Statistikës.
- Ka njohuri rreth implementimit të projekteve që ndërlidhen me zhvillimin e trajnime.
- Është i/e gatshme që të angazhohet në të gjitha punët tjera që lidhen me misionin dhe qëllimet e organizatës.
- I raporton Drejtorit Ekzekutiv
Kërkesa për kandidatët:
- Edukim i lartë universitar (kandidatët me titullin Master kanë përparësi) në menaxhim/ ekonomik.
- Minimum 3 vite përvojë të punës.
- Njohje shume e mire e gjuhës angleze.
- Aftësi shume të mira analitike.
- Aftësi të mira komunikative dhe organizative.
- Aftësi të shkëlqyera në përgatitje të analizave, shkrimin të projekteve, raporteve dhe statistikave.
- Aftësi për të punuar në grup.
Vendi:
Zyra është e vendosur në Prishtinë.
Si të aplikoni:
Konkursi është i hapur deri më datën 25 janar 2022, në ora 17:00. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë vetëm dokumentet e mëposhtme në [email protected]
- CV-në
- Letër Motivuese
- Subjekti i emailit: KPK_ Koordinator/e i/e Projekteve
Aplikacionet që nuk i plotësojnë kriteret nuk do të merren parasysh!