Institucioni: Klubi i Prodhuesve të Kosovë Kosovës

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Financa dhe Administratë

Paga Bruto:  

Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)

Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi

Përshkrimin e pozitës- Zyrtar/e për Financa dhe Administratë

Rreth Klubit të Prodhuesve të Kosovës

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK), është organizatë joqeveritare që ka për qëllim që të avokoj për ndryshime në politika duke përfaqësuar prodhuesit vendor, të rrisë bashkëpunimin mes prodhuesve vendor dhe akterëve relevant si dhe të ngrit vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë e konsumit të prodhimeve vendore dhe të promovoj produktet “Made in Kosova”.  Klubi i Prodhuesve të Kosovës është zëri i prodhimit, të gjitha aktivitet dhe programet që ndërmarrim kanë të bëjnë me krijimin e mundësive për të zhvilluar sektorin e prodhimit, fuqizojmë atë dhe që të rrisim konkurrueshmërinë e kompanive prodhuese

Roli i pozitës

Zyrtari për Financave dhe Administratë i raporton Drejtorit Ekzekutiv dhe është përgjegjës/se për ofrimin e shërbimeve financiare dhe administrative efektive dhe efikase. Ky pozicion i nënshtrohet një periudhe prove prej 3 muajsh.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Administrimi i Financiare

  • Mbajtja e llogarive të plota dhe të sakta të të gjitha transaksioneve financiare.
  • Siguron plotësimin e të gjitha obligimeve të organizatës buxhetore, duke përfshirë këtu pagesën me kohë të të gjitha faturave në emër të organizatës.
  • Vendosjen e sistemit informativ dhe procedurave për të monitoruar secilin proces të shpenzimeve (nga inicimi deri te pagesa e faturave)
  • Përgjegjës për të mbajtur librin e zyrës.
  • Sigurohuni që verifikimi i të gjitha llogarive të regjistrohet përpara procesit auditiv.
  • Përgjegjës për të dorëzuar raportin financiar drejtorit ekzekutiv për hartimin, shqyrtimin dhe vazhdimin e dorëzimit tek donatori.
  • Sigurohuni që të gjitha të dhënat / llogaritë / transaksionet financiare të jenë të rezervuara para fillimit të auditimit.
  • Çdo detyrë tjetër caktohet nga mbikëqyrësi në pajtim me qëllimin e vendit të punës .

Detyrat administrative:

  • Zbaton procedurat e punës se zyrës për të siguruar efikasitet maksimal
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e bazës të të dhënave ( databazën)
  • Ruan dosjet dhe regjistrimet në një sistem të sigurte dhe efikas
  • Organizon takimet, mban minutat e takimeve dhe ato ju përcjell pjesëmarrësve
  • Krijon raporte periodike, kur është e nevojshme ose kur kërkohen nga Drejtori Ekzekutiv ose Sekretari Gjeneral
  • Menaxhon procedurat e udhëtimeve të stafit
  • Merr pjesë në punëtori, konferenca, seminare, etj.
  • Ofroje ndihmë administrative për Drejtorin Ekzekutiv dhe Sekretarin Gjeneral
  • Menaxhon të gjitha korrespondencat në lidhje me administratën dhe financat
  • Përgatit kërkesa mbi furnizimet e zyrës ( dhe bënë blerjet)
  • Përgatitjen e raporteve përkatëse si të nevojshme për përdorim të brendshëm
  • Mbështetja e përgjithshme administrative, përfshirë përgatitjen e letrave dhe dokumenteve, pranimin dhe ndarjen e postës dhe dërgesave
  • Mbanë hapësirën e zyrës të organizuar

Eksperienca dhe Kualifikimet:

  • Kandidati duhet të jetë fleksibil, i/e aftë për t’iu përgjigjur shpejtë zhvillimeve në organizatë, i/e aftë për ndërhyrje në kohë dhe i/e aftë për të prodhuar materiale të shkëlqyera të shkruara në afate të ngushta.
  • Shkalla post-diplomike është e dëshirueshme.
  • Preferohet së paku 3 vite eksperienca në zhvillimin e sektorin privat në Kosovë.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe shkrim në gjuhën angleze dhe shqipe janë të detyrueshme.
  • Kandidati/ja ideal/e duhet të jetë vetë-iniciator i motivuar dhe i mirë organizuar, me gjykim të shëndoshë, aftësi për të punuar shpejt dhe me saktësi nën presion dhe për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me të tjerët.

 

APLIKONI MENJËHERË (afati i fundit: [9 dhjetor 2021] duke dërguar së bashku një letër motivuese, CV me emra dhe detaje të kontaktit, në [email protected]