Institucioni: Klubi i Prodhuesve të Kosovë- KPKTitulli i vendit të punës:  Koordinator i/e projekteve për trajnim dhe edukim  

Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)

Kohëzgjatja e Kontratës: Periudhë 12 mujore  

______________________________________________________________________________

Rreth Klubit të Prodhuesve të Kosovës

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) është organizatë jo-qeveritare e themeluar në nëntor të vitit 2015 me tre objektiva themelore: të avokojë për ndryshime në politika duke përfaqësuar prodhuesit vendor, të rrisë bashkëpunimin mes prodhuesve vendor dhe grupeve të interesit si dhe të ngrisë vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë e konsumit të prodhimeve vendore dhe të promovoj produktet Made in Kosova. Gjithashtu, organizata luan një rol shumë të rëndësishëm në përpilimin e politikave për rritjen e konkurueshmërisë së prodhuesve të Kosovës. Një element tjetër i rëndësishëm i aktiviteteve tona është promovimi i prodhimeve vendore Made in Kosova, ku organizata jonë luan rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes së konsumatorëve kosovarë për benefitet që vinë nga konsumi i prodhimeve vendore.

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit Ekzekutiv, Koordinatori/ja i projekteve për trajnim dhe edukim pritet që t’i kryej këto detyra kryesore:

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Angazhimi në organizimin e seancave informuese për pjesëmarrësit relevantë në projektet e Klubit, por edhe kompanive tjera prodhuese, të cilat kanë të bëjnë me trajnimin dhe edukim e stafit të punës.
  • Bënë përzgjedhjen e personelit për projekte specifike dhe i dedikon resurset e tjera të nevojshme për realizimin e projekteve specifike.
  • Planifikon, rishikon dhe aprovon planin dinamik të realizimit të projekteve specifike.
  • Përpilon dhe aprovon raportimin teknik dhe financiar në baza të cilat vendosen në varësi të projektit.
  • Përgatitja e metodologjisë dhe materialeve për trajnim për projektet trajnuese specifike.
  • Ka përgjegjësi në planifikimin dhe implementimin e projekteve për edukim dhe trajnim brenda Klubit,.
  • Përgatitja e udhëzimeve, moduleve dhe mjeteve të trajnimit për palët e interesuara.
  • Sigurohet që të bëhet respektimi i standardeve të punës dhe sigurohet që të bëhet arkivimi i dokumentacionit të projekteve.
  • Kryen edhe detyra tjera në pajtim me rregulloret e projekteve të cilat me arsye mund të kërkohen kohe pas kohe nga mbikëqyrësi.
  • Punë të tjera administrative që ndërlidhen me pozitën e Koordinatorit.

Kualifikimet

  • Diplomë universiteti Master në menaxhment, biznes ose ekonomi apo kualifikim ekuivalent profesional.
  • Së paku tri vite përvojë pune paraprake në proceset e burimeve njerëzore dhe koordinim të projekteve.
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, programet e Microsoft Office (njohuri ne Excel dhe Outlook e domosdoshme).
  • Shkathtësi të mira ndër njerëzore dhe komunikatave.
  • Aftësi te mira analitike, i/e organizuar dhe aftësi për të punuar me çështje konfidenciale.
  • Të jetë kreativ, dinamik, fleksibil dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Patentë shofer.

Vendi: • Zyra është e vendosur në Prishtinë, me mundësi udhëtimi edhe në pjesë të ndryshme të Kosovës

Kohëzgjatja: • Kandidati/ja duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Pozita e Koordinator/e i projekteve për trajnim dhe edukim ofrohet me një kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Si të aplikoni Dërgo vetëm dokumentet e mëposhtme në [email protected]

• CV Europass

• Letër Motivimi

• Subjekti i emailit: Koordinator/e për programeve për trajnim dhe edukim _KPK

Dokumentacioni duhet të dërgohet në email adresën [email protected]. Dokumentacioni i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm. Për  shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kohëzgjatja e kontratës 1 vjeçare më mundësi vazhdimi , duke përfshirë periudhën e punës provuese tre (3) mujore. Afati i konkurrimit është prej datës  03/09/2018 deri me datë 09/09/2018. Aplikimet e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen.