Marrëveshja me vlerë prej 250 mijë euro në mes “FATI gmbh” dhe “Agrobutrinti” është nënshkruar me qëllim nxitjen e eksportit të produkteve kosovare në tregun gjerman.

Në takimin Forumi Ekonomik i Prodhuesve Shqiptarë, të mbajtur në Pejë, anëtari i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Bali Baliu pronar i kompanisë “FATI gmbh” ka nënshkruar kontratë me vlerë 250.000 euro me kompaninë “Agrobutrinti”, raporton albinfo.ch.

Kjo marrëveshje është nënshkruar me qëllim nxitjen e eksportit të produkteve kosovare në tregun gjerman.

“Së shpejti edhe anëtarë tjerë të UBSHGJ-së janë në parapërgatitje të kontratave që do të stimulojnë prodhues për plasimin e produkteve kosovare në Gjermani”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare në “Facebook”. /albinfo.ch/