Ka filluar punimet Forumi Ekonomik i Prodhuesve Shqiptarë, në Pejë të Kosovës.

Në këtë organizim marrin pjesë përfaqësues të lartë të biznesit, prodhues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Punimet e këtij forumi i çeli Kadri Veseli, kreu i Kuvendit të Kosovës, ndërsa qëllimi i tij është avancimi i pozitës së prodhuesve shqiptarë, si dhe promovimi i tregtisë së lirë. /tiranatoday.com/