17218575_371216816598077_2414318779385560562_o

Me datën 6 Mars 2017 Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar vunë themelin e një bashkëpunimi afatëgjatë mes dy organizatave, me nënshkimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes tyre.

Kjo marrëveshje ka si qëllim vendosjen e raporteve të bashkëpunimit në drejtim të shkëmbimit të informacionit dhe mbrojtjes së interesave të bizneseve që përfaqësohen nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe bizneseve që përfaqësohen nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar. Ky qëllim do të arrihet nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe shkëmbimit të rregullt të informacioneve reciproke.