klubi

Ka nisur fushata për promovimin e prodhimeve vendore nga Klubi I Prodhuesve të Kosovës. Ceremoninë e organizuar me rastin e nisjes së fushatës ”Made in Kosova”, e hapi Drejtori Ekzekutiv I Klubit të Prodhuesve të Kosovës (KPK), Astrit Panxha, ndërsa Kryetari i KPK-së Visar Kelmendi theksoi me këtë rast se po e lansojme fushatën “Made in Kosova” për të treguar se Kosova di dhe do të prodhojë, për të treguar se “kemi produkte cilësore dhe për të kuptuar se edhe produkti i prodhuar këtu në këtë vend ka cilësi dhe ka vlerëKelmendi tha se aktualisht jemi nëntë anëtarë të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, por shumë shpejtë fuqizohemi edhe më shumë, do të bëhemi 13 anëtarë për të vazhduar rritjen edhe më”, tha Kelmendi.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, pjesëmarësë në solemnitetin e organizuar me rastin e promovimit te fushates “Made in Kosova” kanë premtuar përkrahje pa rezervë dhe të gjithanshme  për prodhuesit vendor dhe sektorin privat të Kosovës. Veseli dhe Bajrami apeluan tek qytetarët e Kosovës që të konsumojnë prodhimet vendore, të cilat janë cilësore, konkurruese me të gjitha produktet që vijnë nga importi, madje edhe më cilësore se ato, ndërkohë që me rritjen e konsumit të prodhimeve vendore nxitet zhvillimi ekonomik në vend dhe mirëqenia në komunitet.