Klubi i Prodhuesve të Kosovës është duke organizuar edhe këtë vit fushatën Made in Kosova. Kjo fushatë ka filluar që nga viti 2016, e që është fushatë mbarëkombëtare e përqendruar në promovimin e vlerave pozitive të vendit. Kjo fushatë ndër vite ka filluar të marr përmasa gjithëpërfshirëse dhe qëllimi kryesor i fushatës është promovimi i prodhimeve vendore, një proces që duhet të shërbej për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës për kualitetin e produkteve Made in Kosova.
Si pjesë qendrore e kësaj fushate është edhe video reklama e cila transmeton direkt qëllimin e fushatës dhe transmetohet në televizionet tona si dhe në rrjetet sociale, që të arrihet mbulueshmëria më e madhe e fushatës.
Prandaj, kërkojmë nga ju që të na dërgoni një ofertë për realizimin e një videoje të tillë e cila ka gjatësi 2-3min, dhe ofertën për realizimin e shtatë bilbordeve/banereve. (dizajni, printimi, montimi)
Kushtet dhe detyrat e paracaktuara për kompaninë ofertuese:
- Do të bëjë konceptimin e videos sipas udhëzimeve dhe kërkesave të stafit menaxhues të projektit Made in Kosova.
- Do të draftoj konceptin artistik dhe realizues të videos, duke specifikuar ecurinë e punës dhe etapat e nevojshme për realizmin e xhirimeve të videos.
- Do të angazhohet dhe finalizojë montazhin, titrimin (nëse është e nevojshme) dhe kërkesat tjera të projektit Made in Kosova.
Kriteret e përzgjedhjes:
Gjatë shqyrtimit të ofertave, Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të ketë për bazë këto kritere të përzgjedhjes:
- Çmimi i volitshëm.
- Stafi permanent dhe bashkëpunëtorët e jashtëm.
- Fleksibilitet gjatë xhirimeve dhe realizimit.
Të tjera:
- Kompania e përzgjedhur duhet të jetë e gatshme/në dispozicion për xhirime kur kërkohet nga punëdhënësi (gjatë muajit Korrik ‐ Gusht 2020).
- Të gjitha xhirimet do të bëhen në lokacione të ndryshme të Kosovës (varësi nga skenari).
- Fokus kryesor do të jetë sektori i prodhimit.
- Kohëzgjatja e të prodhuar do të jetë rreth 2-3 minuta televizive.
- Oferta finaciare e bilbordeve/banereve (dizajni, printimi, montimi, qiraja).
Aplikimi:
Ju lutem dërgoni ofertën tuaj financiare në email adresën [email protected], më së largu deri më 15 Korrik 2020, në orën 16:00.
Aplikacionet që vijnë pas këtij afati dhe ato që nuk i përmbajnë dokumentet relevante, nuk do të konsiderohen. Bashkë me ofertën tuaj financiare, ju lutem bashkëngjitni edhe këto dokumente: certifikata e regjistrimit të biznesit, certifikata e numrit fiskal, certifikata e TVSh‐së (kompanitë që janë deklaruese të TVSH‐së).