A. Objektivi i Punës/ Detyrës
Qëllimi i përgjithshëm i këtij aktiviteti është të avancojë zhvillimin dhe rritjen e sektorit të energjisë së rinovueshme dhe energjisë efeciente në Kosovë. Ky sektor ka potencial të konsiderueshëm për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për të krijuar vende pune, duke i lejuar Kosovës që të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e ndryshimeve globale të klimës. Objektivi specifik i punës është të mbështesë Klubin e Prodhuesve të Kosovës në organizimin dhe marketingun e edicionit të katërt të Festivalit të Gjelbër, i cili do të mbahet me 30-31 Tetor 2019.
Festivali i Gjelbër do të nxjerrë në pah të gjitha aspektet e “industrisë së gjelbër” në Kosovë, duke përfshirë gjenerimin e energjisë së rinovueshme (prodhuesit e peletit, panelet diellore, energjinë e erës, energjinë gjeotermale), prodhuesit e pajisjeve që përdorin lëndët djegëse të rinovueshme (stufa, kaldaja, radiator, shkëmbyesit e nxehtësisë, etj.), prodhuesit e materialeve izoluese, instaluesit e sistemeve të energjisë së rinovueshme, ricikluesit e mbeturinave dhe përdoruesit e materialeve të riciklueshme. Do të rrjetëzojë të gjitha palët e interesuara në sektorin e gjelbër në Kosovë, duke përfshirë qeverinë dhe ministritë, donatorët dhe industrinë private.
B. Detyrat specifike
Përgjegjësitë kryesore janë:
- Ofrim dhe montim i tepihut me përmasa 40x50m për edicionin e katërt të Festivalit të Gjelbër në sallën 1 Tetori në Prishtinë.
Thirrja mbetet e hapur deri me 20 Shtator 2019, ora 16:00.